Kryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.
Takimi mes dy krerëve të partive do të mbahet në ora 11:00. Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda PSD-së.
“Po, mund të ju konfirmoj se kryetari i LDK-së na ka ftuar për një takim” pohojnë burimet brenda PSD-së.
Ndërsa mediat tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.
Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se sot do të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet që të formalizohet me datën 21 gusht, një ditë para shpërbërjes së kuvendit.
Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilët shprehën nevojën për një qeverisje të re.
Gazeta Blic ditë më parë ka raportuar për një takim ndërmjet Mustafês e Limajt.