Isa Mustafa i mbushë një javë në spital, a po fshihet sëmundja?

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, prej një jave, po vazhdon të qëndrojë në Spitalin Amerikan. Të dielën nuk kanë dhënë detaje të reja as nga spitali dhe as nga partia se pse po vazhdon të qëndrojë kaq gjatë së spital nëse është i sëmurë me grip . Kanë thënë se presin që shpejt të lirohet të shkojë në shtëpi. Sa ishte Kryetar i Prishtinës, më 2010, Mustafa kishte qenë i sëmurë nga zemra dhe kishte pasur edhe ndërhyrje.

Isa Mustafa, ish-Kryeministër, i ka mbushur një javë prej se është shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

Mustafa ishte shtrirë në spitalin amerikan të hënën e kaluar, ku thuhej se kishte simptoma të gripit.

Zyrtarët e spitalit kanë thënë se Kryetari i LDK’së ndodhet ende i shtrirë derisa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Ata kanë deklaruar se Mustafa edhe për disa ditë tjera do të qëndrojë në spital deri në përmirësimin e plotë.

“Po ai ende gjendet në spital. Gjendja e tij shëndetësore është stabile” i kanë thënë të dielën shkurt Express’it zyrtarë të këtij spitali.

E ndërkohë që edhe nga partia e Mustafës thonë se ai është mirë.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se para disa ditëve e ka vizituar liderin e partisë së tij në spital. Thotë se dukej mirë.

“Më mirë është. Është në përmirësim e sipër. Unë vet kam shku me pa. Ka qenë i sëmurë nga gripi. Por unë e pash që ai është duke u përmirësuar”, ka thënë Rugova.

Zyrtari i LDK’së  ka deklaruar se presin që shumë shpejt Mustafa t’iu bashkohet aktiviteteve të partisë.

“Ende nuk e di se kur do të lirohet, mirëpo po presim që së shpejti të dalë e t’i bashkohet partisë”, ka thënë Rugova për Express..

Se Isa Mustafa është prekur nga gripi sezonal kanë deklaruar të mërkurën edhe zyrtarë nga LDK.

“Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore”, thuhej në njoftimin e LDK’së.

Në vitin 2010, Isa Mustafa si Kryetar i Prishtinës, kishte udhëtuar për në Bruksel. Atje kishte pasur intervenime në zemër.

Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në hierarkinë komuniste para viteve te 90’ta. Pastaj, është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në Ekzil. Pasluftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj Kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2009 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme