Isa Mustafa në takime të ndara me deputetë të LDK’së, flasin Arben Gashi e Florian Dushi

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka mbajtur një takim sot me deputetin Arben Gashi, Driton Selmanaj, deputeten Doruntinë Maloku dhe anëtarin e KQZ’së nga kjo parti Florian Dushi.


Deputeti Gashi ka dhënë detaje nga ky takim duke deklaruar se kanë folur për përgatitjet dhe programin qeverisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror.

“Ishte takim pune, programi qeverisës i LDK-së, çështjet e programit qeverisës, fushata e këso gjërash, shpërndarja e Kuvendit, takim mes kolegëve’, ka thënë Gashi për Blicin.

Për këtë takim ka folur edhe Florian Dushi, ku ka thënë se takimi me kryetarin e partisë për fokus, ka pasur diskutimet për planin e LDK për të marrë drejtimin e vendit pas zgjedhjeve kurdo që mbahen ato.

“Bashkëbisedim rreth programit qeverisës së LDK-së…Sepse jemi të ndarë në grupe më të vogla sipas temave’, ka thënë ai.

Kujtojmë se LDK ende nuk ka zbuluar emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, por dy emrat që kanë dalur deri  tani janë Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme