Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka deklaruar se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ishte interesi i vendit, kufizimet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtare të Kosovës, ata që e kanë shtyrë LDK-në të hyjë në koalicion me PDK-në para tri viteve.
Por, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndodhë më.
Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Të dashur qytetarë,
LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.
Por, jo më!
Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.
Ne do të punojmë për shtetin.
Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.
Urime!