Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në takimin që po zhvillon sot me kandidtatët për kryetarë të komunave të Kosovës, ka thënë se LDK-ja është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Kosovës.
Mustafa duke folur për qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë, ka thënë se kjo parti nuk ka dëshmuar asgjë për të fituar edhe një mandate. Madje, sipas Mustafës, kjo parti ka punësuar vetëm militantët e vet në komunë, transmeton zeri.info.
“Vetëvendosje nuk dëshmoi asgjë për të fituar edhe një mandat. Për katër vjet Shpend Ahmeti nuk e ka ndërtuar asnjë shkollë për dallim prej nesh që kemi ndërtura 28 shkolla. Qerdhet e fëmijëve, qendrat mjekësore, infrastruktura, të gjitha këto mbesin në nivele propaganduese. Gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, është dekurajuar sektori privat dhe janë punësuar vetëm militantët e partisë”, ka thënë Mustafa, transmeton zeri.info.
Fjalë jo më të mira pati edhe për qeverisjen e PDK-së. “Në anën tjetër edhe qeverisja e PDK-së në pushtetin lokalë shtë karakterizuar me korrupsion dhe procese të vazhdueshme gjyqësore”, ka shtuar ai.