Isa Mustafa po i “frikësohet” Kryesisë së re të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ende nuk ka vendosur saktësisht se kur do ta formojë kryesinë e re.

Edhe pse kanë kaluar një javë nga dita kur ai për të tretin mandatin radhazi është zgjedhur lider i partisë, ai ende nuk ka vendosur për kryesinë e re, shkruan Gazeta Blic.

I vetmi takim që ai k pasur me strukturat e partisë, është mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të LDK-së.

Burime të Gazetës Blic brenda LDK-së bëjnë me dije se Isa Mustafa ka dilema se kur duhet ta formojë kryesinë e partisë, për shkak të rrezikut nga rritja e pakënaqësive, nëse dikush nga të fortit e partisë të mbetet jashtë pozitës së nënkryetarëve dhe jashtë Kresisë.

“Në LDK po qarkullojnë dy opsione për Kryesinë e re. Opsioni i parë që Kryesia të formohet pas datës 22 gusht, kohë kjo pritet edhe shpërbërja e Kuvendit. Dhe si opsion i dytë, po përmendet shtyerja e formimit të Kryesisë së re, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, opsioni i dytë mund të ndodhë nga frika e shfaqjes së pakënaqësive brenda partisë, në prag të zgjedhjeve të reja.

“Në mënyrë që LDK të jetë sa më unike dhe që të mos ketë përcarje, mund të ndodhë që formimi i kryesisë së re, të ndodhë pas zgjdhjeve. Vendimet kryetari i partisë do t’i marrë në konsulltim me njerëzit më të afërt, si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani etj”, tha ky burim.

Këto burime thonë që për t’i evituar këto pakënaqësi eventuale, LDK ka marrë vendim që t’i zgjeroj organet më te larta të partisë. Përpos Këshillit të Përgjithshëm që ka shtuar numrin e anëtarëve nga 99 në 119, pritet qe të zgjerohet edhe numri i anëtarëve të Kryesisë.

Është sekeretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri që ia ka konfirmuar Gazetës Blic se Kuvendi Zgjedhor më 3 gusht kishte autorizuar kryetarin e partisë që të zgjedhor numrin e anëtarëve të Kryesisë.

“Në rast nevoje, Kuvendi e ka autorizuar kryetarin që të zgjerojë kryesinë e partisë”, ka thënë Beqiri për Gazeta Blic. Ai nuk ka konfirmuar se sa do të rritet ky numër, mirëpo Gazeta Blic ka marrë vesh se nga 19 anëtarë, mund të zgjerohet në rreth 30.

Sipas këtyre burimeve, pritet që të zgjerohet edhe numri i nënkryetarëve. Nga 3 sa është aktualisht, mund të shkojë në 5.

Gazeta Blic ditë më parë ka raportuar se kandidatë të mundshëm për nënkryetarë janë: Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Muharrem Svarca dhe Imri Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme