Isa Mustafa sulmon Vetëvendosjen: Tregoni ku i morët paratë për blerjen e molotovit dhe gazit lotsjellës

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar shumë të qëlluar kërkesën që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente, por edhe të auditohen.

Mustafa ka thënë se si kryetar i LDK-së ka kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar.

Ai ka thënë se LDK do të aktivizojë edhe Web-faqen e saj dhe do të prezantojë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Mustafa ka shfrytëzuar rastin edhe të sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme