Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë kritike kundër Shqipërisë

Raportuesja e Shqipërisë për Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë kritike kundër vendit tonë, duke kritikuar planet për blerjet e pasaportave, mungesën e transparencës në konkurrencë dhe prokurimet publike.

Sipas Euroactiv, rezoluta e hartuar nga Santos, një socialiste ashtu si Partia Socialiste në pushtet, do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët e ardhshme.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri”, thuhet në projekt-rezolutën.

Në temën e medias, draft rezoluta bën thirrje për “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve.

Në raportin e fundit të progresit të Komisionit, për Shqipërinë u tha se nuk ka bërë “asnjë përparim” në lirinë e medias, me shqetësimet kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparencën.

© Panorama.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme