Ish-deputetët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit do të paguhen edhe për një vit

Gjashtë seanca të dështuara dhe ende i pakonstituuar, është bilanci i punës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Megjithëkëtë, deputetë dhe ish-deputetë vazhdojnë të paguhen nga ky institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që nga shpërbërja e Kuvendit, më 10 maj të këtij viti, e deri në dhënien e betimit nga deputetët e zgjedhur të legjislaturës së gjashtë më 3 gusht, Kuvendi ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro të taksapaguesve për pagat e ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar. Aq pritet të jetë edhe shuma që do të paguajë për ish-deputetët që nuk kanë fituar një mandat tjetër.

Deputetët janë kujdesur që të rregullojnë kornizën ligjore në favor të përfitimeve të shumta gjatë dhe pas ushtrimit të mandatit të tyre… (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme