Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokati

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka shkuar sot në GJKKO, për çështjen e inceneratorëve.


Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.

Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme