Ish-deputetja paditet nga vëllai për “gllabërim të pasurisë së babait”

Një person me emrin Bajram Badivuku ka ftuar mediat në një seancë të hapur më 23 nëntor që do të mbahet në Vushtrri, ku i njëjti njofton se ka paditur motrën e tij, Myrvete Badivuku-Pantina për siç thotë ai “gllabërimin e pasurisë që e ka lënë babai trashëgim”.

Bajram Badivuku në ftesën e tij tregon se e motra për të cilën thotë se është prorektore, por nuk saktëson se në cilin universitet, si dhe ish deputete e Kuvendit të Kosovës ka falsifikuar dokumentet, për të drejtën e pronës në shtëpinë e përbashkët, pronë e babait.

Myrvete Badivuku-Pantina është prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

“Duke falënderuar gjyqtarin e rastit për transparencë dhe vendim për të ftuar mediat në shqyrtimin e datës 23.11.2016 ju njoftoj se në Gjykatën Themelore Mitrovicë dega në Vushtrri, në orën 10:00 posedoj për këtë gjykim të gjitha faktet relevante për të dëshmuar se prorektorja dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myrvete Badivuku Pantina ka shpërdor nënën e vet dhe timen, parcelën 715-6 vetëm për të uzurpuar shtëpinë time, jo pse nuk ka shtëpi por vetëm për të mbuluar pasurinë e gllabëruar nga ajo që ka lënë babai im”, thuhet në ftesën e Bajram Badivukut, përcjell Ksp. Sipas tij e njëjta, i ka disa banesa në Prishtinë dhe shumë pasuri tjetër të cilat sipas Bajram Badivukut janë kamufluar.

“Në këtë shqyrtim mediat do të binden se në Kosovë mund të luftohet krimi, përveç nëse argumentet keqpërdoren. Si mos të shpresoj në luftimin e krimit dhe në fitore nëse janë dy kontrata për një shtëpi, nga të cilat njëra false (ajo e prorektores)”, shkruan Bajram Badivuku.

Janë raste të rralla në Kosovë kur femra merr hisen që i takon me ligj. Sipas Ligjit për Trashëgimi, të gjithë fëmijët qofshin djem apo vajza e kanë të drejtën e njëjtë në trashëgiminë e pasurisë që ua lë babai apo nëna.

Ndonëse janë bërë shumë fushata për vetëdijesimin e këtij problemi, në Kosovë në shumë pak raste femrat gëzojnë të drejtën e trashëgimisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme