Ish-diplomati amerikan i rekomandon Serbisë të mos pranojë kushte në këmbim të Ushtrisë së Kosovës

Serbia për asnjë çmim nuk duhet të pranojë asnjë favor rreth integrimit në Bashkimin Evropian nëse si kusht është formimi i ushtrisë së Kosovës, tha ish -ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery.

“Ç’është shumë, është shumë”, u përgjigj Montgomery në pyetjen e Tanjugut pas mesazheve të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Michaels, duke përfshirë mbështetjen e hapur të amerikanëve rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Serbia duhet të insistojë në pozitat primare të Perëndimit rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës – dhe ky duhet të jetë një kundërshtim i fortë për formimin e saj.
Montgomery rikujton se ai vetë ka qenë i përfshirë në çështjen e Kosovës për vite të tëra dhe se kujton se si Perëndimi i rezistoi fuqishëm çdo formimi të ushtrisë së Kosovës.
“Ne e dinim shumë mirë që ish-luftëtarët e UÇK-së do të ishin pjesë e saj dhe se formimi i një grupi të vërtetë shumë-etnik do të ishte i pamundur. Nuk është rastësi që thuhet se mund të krijohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha Montgomery, për Tanjug, përcjell Telegrafi.

Për këtë arsye, thotë ai, “me keqardhje të madhe e shoh se shqiptarët e Kosovës kanë arritur të largojnë këtë rezistencë të ndërkombëtarëve” dhe se “ne kemi ndryshuar qëndrimin dhe kemi filluar me pranimin pa dëshirë të këtyre forcave të armatosura”, tha diplomati i SHBA-së.

“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”, thotë ai.
“Përfundimi i koncesioneve nuk do t’i japë fund presionit të panevojshëm nga BE dhe as ajo nuk do të duhet të jetë më shumë solidare në raport me shqiptarët e Kosovës. Çka është shumë, është shumë “, përfundoi William Montgomery.

Ndërkaq, Montgomery njihet si bashkëpunues me partitë në Serbi. Në vitin 2012, ish-ambasadori kishte “disa biseda me anëtarët e SNS”, “rekomandime për Partinë Progresiste Serbe” dhe “biseda sporadike me udhëheqësit politikë, diplomatët dhe të tjerët në rajon”.
“Puna ime për Partinë Progresive Serbe – Montgomeri i tha Departamentit të Drejtësisë – ka qenë shumë e kufizuar. Ndoshta një orë në muaj “,kishte thënë William Montgomery.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme