Në aksionin në Kumanovë më 9 maj, ministrja Gordana Jankullovska në një moment ka urdhëruar përdorim të helikopterëve të pajisur me bomba “napalm”, që janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare për përdorim në vende urbane, thotë ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Goran Mitevski në një deklaratë për portalin Kirilica.
Mitevski, siç transmeton Gazeta Lajm, thotë se aksioni përmban disa momente të dyshimta, edhe sa i përket qëllimeve, poashtu edhe realizimit.
“Më 9 maj filloi aksion nga ana e MPB-së për të cilën u dëshmua se pjesëtarët e njësiteve speciale të MPB-së nuk janë informuar saktë për qëllimin e aksionit (u është thënë se do të marrin pjesë në një aksion anti-drogë). Për këtë shkak, në fillim të aksionit kanë humbur jetën tre policë. Ky ka qenë shkaku që ministrja Jankullovska të urdhërojë përdorim të helikopterëve të pajisur me bomba napalm, që paraqet përdorim jop[proporcional të forcës dhe teknikës. Aksioni pas 30 orëve ka përfunduar me ka përfunduar me 8 policë të vrarë, 40 të lënduar rëndë dhe dëme të mëdha materiale në Lagjen e Trimave”, rikujton Mitevski.
Gazeta Lajm konsideron se vendimet e Jankullovskës paraqesin edhe vendime të BDI-së, duke marrë parasysh se partia e Ahmetit disa herë ka votuar për zgjedhjen e saj në postin e ministres, si dhe nuk ka mbështetur dy interpelanca të LSDM-së për punën e Jankullovskës. Poashtu vetë përfaqësuesit e BDI-së, duke filluar nga kryetarii saj Ali Ahmeti, në çdo rast lavdërohen se janë faktor i paanashkalueshëm në qeveri, që do të thotë se nuk kanë mundur të anashkalohen edhe gjatë vendimeve për aksionin policor në Kumanovë më 9 dhe 10 maj. Aq më tepër që BDI nuk kërkoi në ansjë moment shkarkim të Jankullovskës pas ngjarjeve të Kumanovës, por ajo u detyrua të japë dorëheqje bashke me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, në momentin kur u paraqitën informata në opinion se ambasadat perëndimore posedojnë audio dhe video dëshmi të incizuara për involvimin e tyre në kurdisjen e skenarit të Kumanovës.
Dyshimin se BDI është e batisur deri në fyt në “mjaltë” në rastin e Kumanovës, e forcon edhe votimi i kësaj partie në dy raste për zgjedhjen e Mitko Çavkovit për ministër të punëve të brendshme. Çavkov ka qenë koordinator i aksionit policor në Kumanovë.
Ish drejtori i DSK-së, Mitevski, thotë se pikërisht zgjedhja e Çavkovit për ministër, paraqet çështjen më të palogjikshme në krejt atë që pasoi pas konfliktit të Kumanovës.
“Menjëherë pas aksionit, Jankullovska patjetër është dashur të formojë komision për ngjarjen, kurse udhëheqësi i aksionit, Mitko Çavkov është dashur të suspendohet deri në përgatitjen e raportit prej atij Komisioni. Në vend se të ndodhë kjo, Çavkov u avancuan ë post ministror, kurse nën presion të dëshmive të Ambasadës së SHBA-ve, Jankullovska dhe Mijallkov dhanë dorëheqje”, thotë Mitevski, transmeton gazeta Lajm./Gazeta Lajm