Ish-futbollisti dhe komentatori televiziv Gary Lineker tha se BBC duhet të ulë kokën me turp pasi anuloi transmetimin e dokumentarit “Gaza: Mjekët nën sulm” për shkak të “shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë”, transmeton Anadolu.
Duke folur pas shfaqjes së dokumentarit “Gaza: Mjekët nën sulm” nga kompania e prodhimit “Basement Films”, Lineker reagoi ndaj anulimit të dokumentarit nga BBC për shkak të “shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë”.
Lineker deklaroi se dokumentari ishte “një nga dokumentarët më të rëndësishëm dhe më prekës” që ai kishte parë ndonjëherë në jetën e tij dhe theksoi se kjo vepër duhet të shikohet.
Duke reaguar ndaj BBC-së që anuloi transmetimin e dokumentarit, Lineker tha “Mendoj se BBC duhet të ulë kokën me turp”. Pasi theksoi se kjo situatë është shqetësuese Lineker tha: “Shumë njerëz do të duhet të përgjigjen për atë që ndodhin. Kjo bashkëfajësi do të tërheqë shumë njerëz brenda”.
– BBC anuloi transmetimin e dokumentarit
Transmetuesi britanik BBC në një deklaratë më 20 qershor njoftoi se për shkak të “shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë”, ka anuluar transmetimin e dokumentarit “Gaza: Mjekët nën sulm”, i cili fliste për punonjësit e kujdesit shëndetësor që punojnë në Gaza.
“Channel 4” e transmetoi dokumentarin pasi BBC refuzoi ta transmetonte atë.
Në shkurt, BBC kërkoi falje për transmetimin e dokumentarit “Gaza: Si mbijetohet në një zonë lufte?”, i cili shpjegonte ndikimin e luftës mbi fëmijët në Gaza.