Ish-Këshilltari i Trump ndryshon deklarimin e pasurisë, përfshin pagesat ruse

Michael Flynn, gjenerali amerikan në pension, i cili u lirua nga detyra si këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Trump, ka ndryshuar deklarimin e pasurisë, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij me Rusinë.

Në versionin e ndryshuar përfshihet pagesa prej 45 mijë dollarësh që ai ka marrë nga grupi mediatik Russia Today për një fjalim me rastin e 10-vjetorit të themelimit të kësaj organizate. Po ashtu në dokumente përfshihen dy pagesa të tjera prej disa mijëra dollarësh që ai ka marrë nga kompani ruse për fjalimet që ka mbajtur.

Avokati i zotit Flynn tha se dokumentat fillestare që kishte paraqitur ish-zyrtari i administratës Trump ishin variant i papërfunduar dhe tani ai kishte paraqitur variantin përfundimtar. Dokumentet u paraqitën të premten në mbrëmje si bashku me deklaratat e gjendjes financiare të personelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Fillimisht mungesa e këtyre pagesave që Michael Flynn kishte marrë nga Rusia, në dokumentet financiare që ai kishte paraqitur u vërejt gjatë hetimeve të FBI-së dhe procesit hetimor të komisioneve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe kontaktet e personelit të Shtëpisë së Bardhë me Rusinë.

Michael Flynn mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare për Presidentin Trump vetëm 24 ditë. Ai u detyrua të japë dorëheqjen pasi u bënë të ditura takime që kishte zhvilluar me ambasadorin rus në SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme