Ish-kreu i KESH del pas dy orësh në SPAK, Erald Elezi nën akuzë për dosjen e tunelit të Llogarasë bashkë me Ballukun!

Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur ditën e sotme (22 maj) në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Elezi (foto kryesore duke dalë nga SPAK), është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

 Ai qëndroi për gati dy orë dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje ka dalë nga godina e SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie, në zbatim të masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO.  Ky i fundit akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa janë në proces gjyqësor në fashikullin e parë edhe ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi dhe të tjerët.

erald elezi spak

Akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë.


Elezi (foto poshtë) u mor nën akuzë vitin e kaluar nga SPAK. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

erald elezi

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme