Boris Johnson ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt me bashkëshorten, Carrie Johnson.
Ajo ndau në rrjetet sociale disa foto nga lindja e vajzës së tyre, Poppy Eliza Josephine Johnson, më 21 maj.
Në një postim në Instagram, Carrie shkroi:
“Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Të gjithë jemi tërësisht të dashuruar me ty. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur qoftë edhe një minutë që kur linde, sepse s’mund të ndalem së të vëzhguari.”
Poppy është fëmija i katërt i çiftit, pas Wilfred, Romy dhe Frank. Carrie falënderoi gjithashtu ekipin e mrekullueshëm të maternitetit në UCLH, veçanërisht Asma dhe Patrick, që e kanë kujdesur në të gjitha shtatzënitë e saj.
“Wilf, Romy dhe Frank janë të lumtur pa masë, veçanërisht Romy, e cila dëshironte me ngulm një motër të vogël,” shtoi Carrie. “Jeta nuk mund të jetë më e bukur se kaq.”
Çifti është martuar në maj të vitit 2021. Vajza e tyre e sapolindur, Poppy, të cilën Carrie e quajti “anëtarja e fundit e bandës”, është fëmija i nëntë i Boris Johnson në total.