Ish-kryeministri Zaev ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së

Ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së dhe kërkon një falje publike nga deputeti Brane Petrushevski për atë që ai e quan gënjeshtër, shpifje dhe keqpërdorim të emrit të tij në një “dramë të inskenuar” rreth konfiskitimit të dhjetëra ton kanabis mjekësor.

“Është një gënjeshtër e turpshme se unë jam në çfarëdo mënyre i lidhur me rastet e kanabisit që iu paraqitën publikut. Dhe pa asnjë turp, gënjeshtrat e tjera të tyre për mua, të cilat i kanë përsëritur pothuajse çdo ditë që kur u tërhoqa nga politika, dhe veçanërisht në këto pothuajse dy vjet që kanë qenë në pushtet, janë po aq të neveritshme, siç është ajo se po ndërtoj disa ndërtesa 40-katësh në Dubai, se po ushtroj presion për të blerë spitalin e Dr. Zhan Mitrev, se po ndërhyj në punën e institucioneve gjyqësore si dhe një sërë trillimesh të tjera. Zaev pret kërkimfalje në korniza të afatit ligjor dhe paralajmëron padi për Petrushevskin dhe VMRO-DPMNE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme