Ish-ministri i Ekonomisë i Francës, Jerome Cahuzac, është dënuar sot me tri vjet burg, në njërin nga skandalet më të mëdha politike të qeverisë së presidentit të francez, Francois Hollande.
Gjykata në Paris e shpalli Cahuzacin fajtor për mashtrim tatimor dhe pastrim parash për shkak se kishte fshehur pasurinë e vet në strehët e taksave nëpër botë, transmeton Express.
Gjykata ka thënë se ai ka bërë parregullsi të një serioziteti të rrallë dhe jashtëzakonshëm.
Cahuzac, i cili po ashtu e ka të ndaluar që të garojë për çfarëdo posti për pesë vite, mund të ankohet ndaj vendimit dhe momentalisht është i lirë./Express/