Ish ministri grek, Kotzias: Ushtria greke nuk njeh kufirin me Shqipërinë, janë gati për veprime armiqësore

Ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur deklarata e ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias gjatë intervistës së tij të gjatë në radion greke “News 24/7” ku ndër të tjera është shprehur se ushtria helene nuk njeh kufirin verior me Shqipërinë, raporton Albeu.com.

“Problemi ynë është në veri ku ushtria greke nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë. Disa struktura të ushtrisë nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit që përcaktojnë kufijtë mes dy shteteve. Duhet që ata ta bëjnë këtë dhe të njohin kufinjtë shtetërore”, tha Kotzias duke theksuar se ka struktura në ushtrinë greke që duan të kryejnë veprime armiqësore ndaj Shqipërisë.

“Ata pretendojnë të zbatojnë Protokollin e Korfuzit”, vijoi Kotzias duke folur për të ashtuquajturën autonomi të Vorio Epirit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme