Ish- ministri i Nismas i bashkohet PSD-së

Ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga radhët e Nismës, Shyqri Bytyqi sot ka aderuar në Partinë Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Ndryshe, Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate javën që shkoi.

Dorëheqjen e kishte njoftuar përmes Facebook, duke thënë se asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, “kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapsirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale!”.

“Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë”, kishte shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme