Ish ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriq të hënën në Kosovë ishte poshtërues për atë, qeverinë serbe dhe gjithë popullin serb në Kosovë.
Ai ka bërë komentime edhe mbi iniciativën e përfaqësuesve serbë që të formojnë njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe, ide e cila sipas tij është e rrezikshme, shkruan RadioKim, përcjell Klan Kosova.
“Është e rrezikshëm ideja që Asociacioni të themelohet njëanshëm, pasi mund të çoj në konflikte të reja”, ka thënë Bogdanoviq.
Sipas tij dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë.
Ai ka thënë se ngjarja e arrestimit të Gjuriq është bërë më shumë për t’i frikësuar serbët e Kosovës që kanë pasur dyshime për të qëndruar ose jo, e që këtë ta bëjnë tash.