Ish ministri serb i mbrojtjes: Lufta e re në Kosovë është paraprakisht e humbur për Serbinë

Ish ministri serb i mbrojtjes Dragan Shutanovac, aktualisht kryetar i Paretisë Demokratike në Serbi, deklaroi se presidenti serb Tomislav Nikoliq me “deklarata luftarake po nxit konflikte të reja”.

“Në vend që t’i qetësojë shpirtrat dhe publikisht ta qortojë Vuçiqin për shkak të dërgimit të një shinobusi të përçudnuar, ai me deklaratat e veta luftarake nxit konflikte tjera dhe i fut serbët në Kosovë dhe Metohi në rreziqe të reja”, ka shkruar Shutanovac në një deklaratë dërguar mediumeve, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas tij, “Tomislav Nikoliqi si vojvodë është dëshmuar në cilësinë e kuzhinierit në frontet e viteve të 90-ta, kurse sot dërgon fëmijët e tij në një luftë e cila paraprakisht është e humbur”.

“Atje ku për shkak të politikave të tij kanë shkuar me tanke, serbët janë kthyer  me traktorë. Për këtë arsye na nevojitet president që do të jetë kontrollues i pushtetit ekzekutiv dhe i qeveris, por edhe ndriçues i ardhmërisë evropiane, si për qytetarët poashtu edhe për Serbinë”, ka shtuar Shutanovac.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme