Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Edith Harxhi thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, rrjedhja e 70 mijë votave të shqiptarëve të Maqedonisë drejt partisë maqedonase LSDM janë sinjal alarmi.
Harxhi: Votat 70 mijë vota që kanë rrjedhur nga partitë shqiptare drejt LSDM-së janë një sinjal alarmi tjetër, sepse tregon se shqiptarët kanë votuar këtë radhë përkundër establishmentit, trend që po ndodh kudo në Evropë. Popullsia shqiptare në Maqedoni ndihet e lodhur pas 25 vitesh me të njëjtin faktor shqiptar dhe që mundohet vetëm për interesa personale.