E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës – “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, që nga sot është anëtari më i ri në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai është shprehur se është nder që të jetë pjesë e PDK’së.
“Është nder për mua që të bëhem pjesë e partisë numër një në Kosovë, jo vetëm sot numër një por e para në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë që kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se është nderqë që partisë së tij t’i bashkohet Gashi.
“Është nder që për Partinë Demokratike të Kosovës është një nderë që në mesin tonë të vie një intelektual si Gashi”,ka thënë Kadri Veseli.
Veseli nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Kujtojmë që Gashi dha dorëheqje para dy viteve nga posti i rektorit, pas demonstratave të fuqishme të studentëve për shkak të botimeve shkencore të tij në një revistë të rreme.
Ai më herët ka qenë edhe nënkryetar i AKR-së, partisë së Behgjet Pacollit.