Ish piloti i CIA’s: Kullat Binjake nuk i kanë rrënuar aeroplanët

Pas deklaratës së presidentit rus Putin vitin e kaluar, se Rusia është e gatshme t’i publikojë fotografitë satelitore të cilat provojnë se Kullat janë rrënuar me “shpërthim të kontrolluar”, si duket do të vijë deri te mohimi i raportit zyrtar të Komisionit për 11 shtator.

Ish piloti i CIA’s John Lear, e ka nënshkruar deklaratën se Kullat Binjake nuk janë rrënuar ashtu që aeroplanët i kanë goditur ato, transmeton gazetametro.net.

Sipas mendimit të tij, tregimi zyrtar për atë se dy aeroplanë i kanë rrëzuar kullat është “fizikisht e pamundur”.

John Lear është nipi i themeluesit të Learjet’it, kompanisë për prodhimin e aeroplanëve civil dhe ushtarak. Ai është kapiten i pensionuar dhe ish pilot i CIA’s i cili i ka drejtuar më shumë se 100 aeroplanë të ndryshëm gjatë 40 viteve të fluturimit aktiv. Ai ka fluturuar nëpër Azi, Afrikë, Evropë Lindore dhe në Lindje e Afërt.

Me fjalë tjera Lear merret vesh prej fluturimit dhe aeroplanëve. Ja se çfarë ka shkruar në deklaratën e tij me shkrim:

“Asnjë Boeing 767 nuk i ka goditur Binjakët siç pretendojnë pushteti dhe mediet. Një goditje e tillë është e pamundur për disa arsye. Në rastin e goditjes së vërtetë, aeroplani kishte filluar të sillet sikur që pjesa e parë e tij t’i godiste shtyllat e çeliktë të kullës. Më pas do të kishte ardhur deri te ndarja horizontale dhe vertikale e bishtit të aeroplanit dhe rënies së pjesëve në tokë. Motori i aeroplanit do ta kishte mbajtur formën e vet me rastin e goditjes dhe do të ishte gjetur në mes të mbetjeve të kullës së rrënuar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme