Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Zoran Vukotiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë të martën, për vrasjen e një 13-vjeçari.

Ish-pjesëtari i policisë serbe ishte akuzuar edhe për pjesëmarrje në masakrën e Studimës si dhe për një numër vrasjesh të civilëve.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, nuk ishin të pranishëm i akuzuari Zoran Vukotiq dhe mbrojtësi i tij, Nebojsha Vllajiq.

Prokuroria Speciale kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë periudhës 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit, avokati Nebojsha Vllajiq, ishte bërë bashkimi i çështjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme