Ish portieri i Rumanisë: Nëse lojtarët e Kosovës do ta bënin këtë gjest në kohën time do t’i rrihja

Ish portieri i kombëtares rumune Rica Raducanu thotë se do t’i rrihte lojtarët e Kosovës sikurse në kohën e tij do të largoheshin nga fusha.

UEFA e favorozoi Rumaninë duke i dhënë fitore në tavolinë pasi vlerësuan se thirrjet “Kosova është Serbi” janë politikë, ndërsa Kosova refuzoi të kthehet në fushë.

Sidoqoftë, Raducanu, tani 78-vjeçar ka deklaruar se do t’i rrihte lojtarët e Kosovës nëse do të largoheshin në atë mënyrë në kohën kur ka qenë “gardian” i kombëtares rumune.

“Isha në stadium në ndeshjen ndaj Kosovës. Erdha në shtëpi në dy të mëngjesit sepse qëndrova aty. Ishte faji i gjyqtarit. Fishkëllimi final duhet të dëgjohet dhe kjo është. Të gjithë i ndjekim ata, si të ishin vajza të mëdha”.

“Nëse do ta bënin këtë gjë në kohën time, do t’i rrihnim. Do t’i nxjerrja nga dhoma e zhveshjes. Shumë figura. Luaj futboll nëse je i mirë. Por, ata erdhën me një plan, ishin plot me skandale”, deklaroi ai për “Fanatik.ro”.

Ndërkohë, FFK-ja do ta apelojë në KAS vendimin e UEFA-s. Përndryshe, “Dardanët” nesër do të mësojnë kundërshtarin në play-offin e Ligës së Kombeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme