Ish-presidentët ia ‘harxhojnë’ Kosovës rreth 50 mijë euro në vit (Dokument)

Rroga e Presidentit të Republikës është më e larta në krahasim me liderët e tjerë të institucioneve. Sipas ligjeve në fuqi, paga të cilën e merr i pari i shtetit gjithmonë duhet të jetë së paku 25% më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Kësisoj, Hashim Thaçi për çdo muaj merr nga 2873 euro. Për një vit i bie që ai ti përfitojë mbi 30 mijë euro, shkruan Indeksonline

Mirëpo, përfitues të pagës janë edhe ish-presidentët. Në vendin tonë janë tre ish-president; Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga si dhe Behgjet Pacolli. Ky i fundit është tërhequr nga kjo pagë.

Pas përfundimit të mandatit, në pajtim me ligjet në fuqi, ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë 70% e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës.

Ish-presidenti për 12 muaj merr 24.132 euro. Kështu, Sejdiu dhe Jahjaga së bashku përfitojnë rreth 50 mijë euro në periudhën një vjeçare.

Përpos rrogë, ish-drejtuesit e shtetit pas përfundimit të mandatit  kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime  mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

Poashtu, ata mund të përdorin fonde për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit,  shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore. /Indeksonline/ 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme