Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, ka thënë sot se “të gjithë ne kemi nevojë për përgjigje” në lidhje me shtrirjen e kontakteve mes presidentit Donald Trump dhe Qeverisë së Rusisë.
Po ashtu, Bush e ka mbrojtur rolin e mediave për t’i mbajtur nën kontroll liderët botërorë, transmeton Express.
Në një intervistë me NBC, Bush ka thënë se do t’i besojë kryetarit të panelit të Senatit të Inteligjences, Richard Burr, për të vendosur nëse prokurori special është i nevojshëm për t’i hetuar kontaktet e dyshuara të Trump-it me rusët.
“Mendoj se të gjithë ne kemi nevojë për përgjigje… nuk jam i sigurt se cila është rruga e drejtë për t’u marrë. Por, megjithatë jam i sigurt se në këtë pyetje duhet përgjigjur,” ka thënë Bush.
Bush e ka mbrojtur edhe rolin e mediave për t’i mbajtur nën kontroll liderët botërorë, gjithashtu.
“Pushteti mund të jetë adiktiv. Është e vështirë t’u thuash të tjerëve që të kenë një shtyp të pavarur dhe lirë, kur vetë nuk e ke vullnetin për ta pasur një të tillë,” ka shtuar Bush./Express/