Ish-presidenti Hollande, në mbrojtje të muslimanëve: asnjë lidhje me aktet terroriste

Ish-presidenti francez Francois Hollande tha se muslimanët nuk duhet të identifikohen me terroristët.

Hollande i tha televizionit LCI se sulmet ndaj një kishe në Nisë dhe vrasja e fundit brutale e mësuesit Samuel Paty ishin padyshim akte terroriste dhe se terroristët që e bënë këtë donin të provokonin një luftë të madhe ndërfetare.

“Ne duhet t’i ndajmë këta terroristë nga myslimanët. Një gabim i tillë mund të na tërheqë në një konflikt të padëshiruar,” paralajmëroi Hollande.

Hollande gjithashtu bëri thirrje për unitet kombëtar përballë sulmeve në Francë.

 Franca ka qenë një skenë e shpeshtë e aktiviteteve anti-islamike për disa vjet, dhe presidenti Macron ka provokuar kritika dhe reagime veçanërisht të mprehta nga bota islame me fjalimin e tij mbi krizën e pretenduar të Islamit.

Më 2 tetor, ai akuzoi muslimanët në Francë për kultivimin e disa ideve diskriminuese dhe secesioniste.

Më 13 tetor, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 73 xhami, shkolla private dhe objekte biznesi ishin mbyllur në vend që nga fillimi i vitit si pjesë e luftës kundër islamizmit radikal. Ai gjithashtu tha se ishte shqetësuar nga raftet speciale në tregjet që shesin produkte hallall.

Nën maskën e avokimit për lirinë e fjalës, zyrtarët francezë vazhduan të inkurajojnë botimin e karikaturave të diskutueshme të revistës Charlie Hebdo që fyejnë Profetin Muhamed.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme