Ish-presidenti i El Salvadorit ka vjedhur 246 milionë dollarë

Ish-presidenti i El Salvadorit, Elias Antonio Saca ka vjedhur 246 milionë dollarë të shtetit, njoftoi prokurori i Douglas Melendez.

Saca është arrestuar fundjavën e kaluar bashkë me gjashtë persona të tjerë.

“Shuma e përgjithshme e 246 milionë dollarëve është vjedhur dhe transferuar në llogari individësh në dobi të të akuzuarve”, ka deklaruar prokurori Melendez, bën të ditur AFP, transmeton Koha.net.

Agjencia thekson se janë bastisur disa kompani të ndërlidhura me kushëririn e Sacos.

Saca (51) dhe gjashtë të dyshuar të tjerë, përfshirë edhe tre që aktualisht janë zyrtarë qeveritarë të El Salvadorit, janë arrestuar të dielën me akuzë për vjedhje dhe shpëlarje parash.

AFP thekson se Saca është biznesmen që ka fituar pasuri duke filluar si gazetar, u bë president më 2004 dhe ka përfunduar një mandat pesëvjeçar gjatë të cilit ishte një aleat i fuqishëm i SHBA-ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme