Ish- presidenti injoron Ramën: S’do harxhoja asnjë minutë. S’e kam pasur asnjëherë mik

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi flet për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur në “Studio e Hapur” nëse ka një këshillë për t’ia thënë kryeministrit, Bamir Topi tha se nuk do harxhonte asnjë minuta, por se i ka dhënë gjithë respektin në kohën kur ishte president.

Gjithsesi ai u shpreh se nuk e ka pasur asnjëherë mik.

“Nuk do të harxhoja asnjë minutë për të konsultuar Ramën. Edi Rama ka pasur mundësi komunikimi. Rama ka qenë personi më i investuar për të mos u zgjedhur unë president.

Por kur shkova atje i kam dhënë Edi Ramës jo si Edi Rama por si kryetar i opozitës të gjithë respektin. Për këtë u akuzova se mbështeta Ramën. Jo Bamir Topi nuk i ka dhënë mbështetje personale. Se kam pasur asnjëherë mik, por bashkudhëtar”, u shpreh ish-presidenti Topi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme