Ish Presidenti Pacolli fton të rinjtë në rezidencën e tij

06.09.2016 në 13:23 / Sakte.net

 

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vendosur që këtë të shtunë në shtëpinë e tij të në Hajvali të mbajë një mbrëmje për të rinjtë.

Ai përmes një postimi në facebook, ka ftuar të gjithë që ti bashkohen kësaj feste. në shtëpinë e tij në Hajvali.

Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo mbrëmje ju dedikohet fansave të tij.

“Është një mbrëmje për të rinjtë. Këtë ua kam premtuar rinisë shumë më parë”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se a ka lidhje me ndonjë fushatë parazgjedhore, Pacolli ka thënë se kjo mbrëmje nuk ka prapavijë politike.

“Nuk ka prapavijë politike, e as politikan nuk ka të ftuar, e madje as ndonjë fushatë por ka vetëm rini nga Kosova e gjetiu”, tha Pacolli.

Pritja e mysafirëve në këtë mbrëmje do të fillojë në orën 17:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme