Ish-presidenti Tadiç denoncon “gjakun e tij”: nacionalizmat serbë po rrezikojnë sërish rajonin

Ish-Presidenti serb Boris Tadiç, njëherësh kreu i Partisë Socialdemokrate në Serbi, u shfaq i alarmuar për situatën në rajon, duke e konsideruar atë si kërcënuar sërish nga nacionalizmat.

Referuar faktit se lideri i Republika Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, është deklaruar së fundi për pavarësinë e kësaj enklave serbe, Boris Tadiç, tha se situata në Bosnjë ishte “më shumë se e rrezikshme për rajonin” dhe ishte një pasojë e fuqisë së liderëve nacionalistë në të gjithë rajonin, por edhe nga gabimet e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare.

Tadiç i tha gazetës Danas në 8 vitet e fundit ka pasur një “erozion të të gjitha ecurive pozitive” që do të qetësonin tensionet rajonale, duke shtuar se ai përsëri po kërcënhet “duke vrapuar sërish drejt armëve”.

“Rajoni është i ngarkuar me konflikte dhe, në fund të fundit, mbetet një argument kryesor për politikanët evropianë që të kundërshtojnë zgjerimin, që të refuzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e plotë në BE,” tha Tadiç.

Referuar dhe disa deklaratave nga ministri i Shëndetit Zlatibor Lonçar dhe ai i Jashtëm Ivica Daçiç për malazezët, Tadiç i përshkroi ato si provokim për urrejtje etnike dhe konflikte.

“Deklaratat e tyre janë të rrezikshme shoqërore dhe politike sepse ato përfaqësojnë një precedent që më pas mund të zbatohet për anëtarët e të gjitha pakicave të tjera kombëtare”, tha ai. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme