Një gjykatë në Seul dënoi me 24 vjet burg ish-presidenten koreano-jugore, Park Geun Hye me akuzën për korrupsion, njoftoi media lokale.
Gruaja e parë e zgjedhur presidente në vendin aziatik, Park, 66 vjeçe, e cila u arrestua në mars 2017, u shpall fajtore për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Gjykata e dënoi ish-presidenten edhe me një gjobë prej 13 milionë eurosh.