Ish-Sekretari Amerikan Kerry uron Kosovën në përvjetorin e saj të dhjetë

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili tha ta ketë takuar “mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry” gjatë konferencës së Sigurisë në Munihu.

“Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, tha Pacolli./SAKTE.NET

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme