Ish-sekretarja Condoleezza Rice uron Kosovën për përvjetorin e 10’të

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka uruar Kosovën në dhjetë-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur bindjen se ashtu siç ka arritur deri këtu, do të mundet të kalojë sfidat dhe pengesat para vetes, edhe në të ardhmen.

“Unë jam e bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ju, populli i Kosovës, mund ta tejkaloni çdo pengesë para vetes. Me mbështetjen e partnerëve tuaj në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën, ju mund të përparoni edhe më tej. Ne të gjithë e duam më të mirën për ju. Gëzuar për shumë vite të tjera të paqes, lirisë dhe pavarësisë”

Sekretarja e Shtetit në kohën kur Kosova u pavarësua, ka shkruar se me mbështetjen e miqve Kosova mund të ecë edhe më përpara, duke theksuar se të gjithë bashkë punojnë për më të mirën për shtetin kosovar.

“Demokracia u ngarkon shumë përgjegjësi qytetarëve dhe ju mbetet juve që t’i përmbushni këto përgjegjësi… Rruga drejt demokracisë është gjithmonë me kthesa dhe shpeshherë ka ngecje përgjatë rrugës. Unë jam e bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ju, populli i Kosovës, mund ta tejkaloni çdo pengesë para vetes. Me mbështetjen e partnerëve tuaj në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën, ju mund të përparoni edhe më tej. Ne të gjithë e duam më të mirën për ju. Gëzuar për shumë vite të tjera të paqes, lirisë dhe pavarësisë!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme