Ish-senatori amerikan, njëherit veterant i Luftës së Dytë Botërore Bob Dole, u ngrit nga karroca e tij invalidore për himnin kombëtar gjatë një ceremonie që u mbajt në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Atje, amerikani u nderua me “Medaljen e Artë të Kongresit” , për shërbim ndaj vendit, njofton Klan Kosova.
Bob Dole ka qënë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 – 1996.
Politikani i shquar që me vizitën e tij në 1990-ën në Prishtinë, e vuri çështjen e Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane, ka mbetur për më shumë se 30 vjet një mik i madh i shqiptarëve.
Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s si dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.