Ish- shefi i shërbimit sekret serb shan Haradinajn, lavdëron Thaçin

Ish-kreu i inteligjencës ushtarake serbe, Momir Stojanoviç, në një intervistë dhënë Agjencisë propaganduese ruse, e ka fyer kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn duke thënë se përbënë rrezik për sigurinë. Stojanoviç, ka përmendur dallimet në mes të Haradinajt dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Thotë se Thaçi ka një kokë më të ftohtë se Haradinaj.
“Haradinaj është një ushtarak dhe si i tillë, ai mund të jetë një kërcënim për sigurinë. Thaçi ka një kokë më të ftohtë, edhe pse ai është gjithashtu ekstremist”, tha Stojanoviç.

Tutje ish shefi i shërbimit sekret serb, ka folur edhe rreth arrestimit dhe më pastaj dëbimit nga Kosova të Marko Gjuriqit. Stojaniviç ka thënë se me këtë veprim qeveritarët kosovarë kanë rritur presionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Momir Stojanoviç, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, veprimin për arrestimin e dëbimin e Gjuriqit e bëri kundër dëshirës së serbëve të Kosovës, duke paralajmëruar se do të bëheshin arrestime nëse veprime të tilla bëhen sërish nga zyrtarët serb.

Ai shtoi se Serbia duhet të apelojë ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të detyruar Prishtinën të ndërpresë retorikën e saj luftuese dhe të rifillojë dialogun./GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme