Ish-shërbëtori i Millosheviqit: Oferta e SHBA është ta lënë Serbinë me duar të thata

“Duke deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe demokratik, si dhe se Lista Serbe është parti e serbëve etnikë në Kosovën e pavarur, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier zbuloi deri në fund se cila është politika e vendit të tij dhe cila është oferta që duhet ta lë Serbinë me duar të thata”, ka pretenduar ish-ministri i jashtëm dhe shërbëtori më besnik i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, Vladislav Jovanoviq, transmeton portali serb “kosovoonline”.

Sipas Jovanoviqit, Hovenier është ambasadori i vendit që udhëhoqi “agresionin” kundër RFJ-së në vitin 1999, i cili ia “mori Serbisë Kosovën me dhunë” dhe i vendit që ishte promotori kryesor i pavarësisë së Kosovës.

“Shikuar nga ky kënd, deklarata e tij nuk është asgjë veçanërisht e re, megjithatë, ajo është fyese në një kohë kur vendi i tij po përpiqet të pozicionohet si kampion i një dialogu të barabartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili “duhet të çojë në një kompromis”. Dhe kompromisi nënkupton respektimin e “interesave legjitime” të të dyja palëve”, i shpreh edhe më tutje Jovanoviqi ëndrrat e tij dhe shefit të tij nga shekulli i kaluar.

“Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë dhe ambasadori e konfirmoi këtë, e këtë po na thonë të gjithë nga pala amerikane, përfshirë edhe propozimet që na thonë se duhet të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, pa Kosovën dhe gjendjes së re në Kosovë, të cilën Amerikanët e konsiderojnë përfundimtare. Deklarata e ambasadorit të tyre nuk shkon përtej këtyre kornizave, por është negative sepse komprometon përpjekjen e tyre për ta paraqitur ofertën për dialog në një mënyrë që do të ishte e kompromisit dhe e pranueshme për palën tonë”, pretendon Jovanoviq.

“Deklarata e Hovenier është një tjetër dëshmi se Amerika nuk ka ndërmend të dorëzohet ndaj qëndrimit të saj aktual ndaj Kosovës”, ka shtuar Jovanoviq, duke treguar haptas qëndrimin e regjimit serb, se nuk sheh ndonjë perspektivë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme