Për vrasjet e shqiptarëve kanë kryer analiza edhe patologët e huaj, të cilët kanë treguar për vrasjet e serbëve ndaj shqiptarëve, të kryera në disa masakra të Kosovës, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin ekskluziv të ish-ushtarit serb për parrotlla.
Ashtu siç paralajmëruam dje, ne sot po publikojmë rrëfimin ekskluziv të njëushtari serb, i cili rrëfen për metodat e vrasjes së shqiptarëve me urdhëra të eprorëve të tyre.
Ai flet për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.
Rrëfimin e nisë me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona.
Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.
“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur.Këto eshtra I kanë thy me gurë dhe I kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, deklaron ish-ushtari serb për parrotlla.