Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim ish-ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda – “Shota”.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një njoftimi në Facebook.

“Çlirimtaret e Kosovës krenarë po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimtar edhe një herë është ftuar t’i bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Çlirimtaret do kthehen faqebardhe, por si do jetojnë me turpin mjeranët qe deponuan dosje në Hage” 9sic.), ka shkruar Musliu. /Telegrafi/