Ish zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma : Krasniqi e imamët tjerë, nxitës të urrejtjes fetare

Opinionisti Ernest Luma ka thënë se të gjithë imamët e Kosovës japin deklarata të nxitjes së urrejtjes.

Sipas Lumës, ato mund të shihen në çdo video-incizim të publikuar në internet, gjë që ndodhë pas ritualit të faljes së namazit, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime opinionisti Ernest Luma i dha në Info Magazine të Klan Kosovës duke komentuar akuzën e ngritur ndaj imamit Shefqet Krasniqi, teksa shtoi se feja çdo herë është predikuar si humane e jo për të shkuar në luftëra.

”Këto akuza për terrorizëm apo nxitje të urretjejs dhe shpërdorim fondesh janë akuza që mund të shkojnë bashkarisht”.

”Shefqet Krasniqi është person që ka qenë pjesë e mediave me deklarime, ese e kolumne teksa u bë i njohur në mbarë vendin”.

”Kam pas respekt dhe e çmoja dijen e tij në fusha të ndryshme, por nëse kishte një moment që ai do të ftohej të intervistohej për rastin e shkrimit të Nënë Terezës, atëheerë është një atak i drejtpërdrejtë që i është bë një figure të madhe botërore me të cilën në jemi shumë krenar me të”.

”Nëse bëjmë disa klikime në youtube në internet, shohim deklarime jo vetëm të Krasniqit por edhe të tjerëve që pas faljes së namazit dhe kryerjeve të ceremonive, ka nxitje të urrejtjes. Çoftë raport ndër-religjioz apo edhe me figurat sic është ajo e Nënë Terezës me të cilën ndihemi krenar”.

”Është një kategori e shoqërisë më pak e vedijësuar, mosha e re që kanë arritur të depërtojnë të shtrijnë ndikimin e tyre për terrorizëm”.

”Me faktin që këta veprojnë jasht ombrellës së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo cfarë është thënë në xhami nga imam të ndryshëm me prirje ekstremiste”.

”Predikime kuranore kemi dëgjuar edhe para këtyre imamëve. Gjithmonë feja është prediku si humane për pajtime”.

”Asnjëherë skemi pas predikime që përmes fesë të bëhet luftë”.

”Nëse shohim në arkiva në dhjetë vitet e fundit mund të gjejmë nxitje të urrejtjes”.

”Shqiptarët i kanë vlerat e tyre nacionale me të cilat njihemi në botë. E jo të merret pasaporta e Kosovës të dërgohet në Siri”.

”Me fyer Nënë Terezën publikisht nuk është gjë e hijshme”.

”Nëse ti thua se feja Islame është rruga e zotit atëherë është nxitje e urrejtjes”.

”Nëse flasim publikisht për tema që nuk kanë ndikim dhe skano pasoja, e nëse flasim për tema esenciale e që japin kahje të ndryshme është nxitje e urrejtjes” është shprehur Luma, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme