Eksperti i mjedisit dhe pedagogu Taulant Bino mbajti fjalën e tij në ditën e tetë të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.
Bino u shpreh se Shqipëria vuan nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, pjesë e të cilit është dhe shfrytëzimi pa kriter i zonave të mbrojtura për fitime të dyshimta.
Taulant Bino: Atëherë thërrisnin njerëzit e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria ka korrupsion, kapje të shtetit që sjellin ligjet, ka kapje nga oligarkia, klanet. Zvërneci është pjesë e zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Duhet ta mbrojmë prej shekujsh. Isha dje në Zvërnec dhe Akërni gjeta zhgënjim. E gjeta të shkatërruar. Plehrat të lëna. Shishe. Tulla beton.
Vetëm turizëm elitar nuk gjeta. Zvërneci është kryengritje për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Duhet të punojmë, ngrihemi për ta mbrojtur atë. Dëgjuam një ministre që tha kur erdhi Edi Rama në pushtet erdhën flamingot. Në 2013, para se të vinte Edi Rama 1240 flamingo. 20 mijë shpendë në gjithë lagunën. Pas erdhi Edi Rama asnjëherë nuk e arriti këtë shifër. Kjo është një kryengritje për zona të mbrojtura. Projekti duhet anuluar.
Ato dëme që pamë atje dikush të paguajë. Nesër më shumë.



