‘Ishim në gjumë, u tronditëm’/ Flet djali i pronarit të servisit që iu vu tritol në Shëngjin: Shpërthimi ishte i fuqishëm, s’kemi konflikte!

Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv në servisin e makinave të shtetasit Tol Mhillaj, në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Djali i pronarit të servisit është shprehur se të gjithë familjarët kanë qenë në gjumë, kur sipas tij, ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, duke i tronditur.

“Shpërthimi ishte i fuqishëm. Ishim në gjumë, u tronditëm, dolëm të gjithë jashtë dhe pamë xhamat e thyer. Nuk kemi konflikte, të zbardhet ngjarja”, ka thënë Klaudio Mhillaj.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të godinës dy-katëshe, ku ndodhej servisi, ndërsa në katin e dytë jetonte familja Mhillaj.

NJOFTIMI I POLICISË SË LEZHËS:

Lezhë /Informacion paraprak. Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./gsh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme