Dy turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, te shpella e Pëllumbasit janë shpëtuar nga policia e Tiranës.
Para mesnatës, shërbimet e Policisë i gjetën të bllokuar në një zonë të thepisur, pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të natyrës.
Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për t’i nxjerrë në këmbë turistët nga vendi ku ishin bllokuar deri ku i priste ambulanca.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe së bashku me shërbimet e tjera të Policisë i kanë shoqëruar me këmbë turistët, deri në vendin ku i priste ambulanca.