Ishin në kërkim për trafik droge, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëorganizuar është bërë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Ledion (Koka) Selimi, 30 vjeç, banues në Memaliaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu është arrestuar edhe Edison Miçi, 22 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./lapsi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme