Salvador Cabanas ishte pranë kalimit te Mancehster United, por në vitin 2010 ai qëllohet me plumbë në kokë në një klub nate në Meksikë dhe karriera e tij në futboll merr një kthesë të madhe
Salvador Cabanas u shpall Lojtari i Vitit në Amerikën Latine më 2007 dhe ishte dëshira e Sir Alex Ferguson, i cili e dëshironte paraguanin në ‘Old Trafford.
Ëndrra për të kaluar te klubi i madh anglez u shuan pasi u qëllua me plumb në kokë në një klub nate në Mekiskë.
Është vetë Cabanas që ka zbuluar se kishte ofertë nga Manchester United.
“Kisha firmosur një para-kontratë për 1.5 mln euro për t’u transferuar në Europë,” ka thënë Cabanas.
“Më thanë se destinacioni im do të ishte Manchester United.
“Club America më dyfishoi rrogën dhe më dha një apartament në Acapulco dhe një tjetër në Cancun për të më mbajtur në klub.”
Tani ish-lojtari më i mirë në Amerikën Latine punon në një furrë buke, por nuk është aspak i penduar për këtë.
“Do të vazhdoj të eci përpara. Më pëlqen puna, njerëzit më njohin dhe më pyesin për futbollin. Argëtohem shumë,”. /GazetaMetro/