Ishte dënuar me dy vite burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i bashkisë Bulqizës, Lefter Alla

Sipas raportimeve të News24, mësohet se ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin me 2 vite burg.


Lefter Alla ka dalë nga burgu i Fierit, ku edhe po vuante dënimin.

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku socialist u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 milionë Euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme